Rama i kthehet greqisht banorit në Thumanë: Qirje Jani, ti kanis?

Rama ka qenë ditën e sotme në një takim me banorët e Thumanës ku u janë prezantuar projektet e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një situatë komike ka ndodhur në sallë kur një qytetar ka marrë fjalën dhe është prezantuar si Luan Duka, ndërsa në greqisht ai tha e kam Jani.

Rama: Qirje Jani ti kanis? (Zoti Jani si je?)

Luani: E kemi kthyer emrin në parcelat e duhanit. Shqip quhem Luan Duka.

Rama: Ndonjë shqetësim, ndonjë pyetje ndonjë hall?

Mos më kërkoni sot shtëpi aman.

Banori: Kishim merak për pallatet, sepse jemi me vonesë

Rama: Pallatet do ndërohen po pak me vonesq se shtëpitë… Ti si mendon ndërtohet më shpejt një shtëpi apo një pallat? /tch


Shtuar 3.03.2020 20:30