Plasin këngët dhe vallet në dëgjesën publike të ministres së Ramës (FOTO & VIDEO)
Partia Socialiste, i fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ku arriti të marrë 74 mandate për të qeverisur e vetme.
Mund të themi se menjëherë pas fitores, kryeministri Edi Rama urdhëroi deputetët e PS-së që të fillojnë një tur bashkëbisedimi me qytetarët në të gjithë Shqipërinë, me qëllim për të hartuar një raport përfundimtar lidhur me problemet e banorëve në çdo zonë.

Të ashtuquajturat dëgjesa publike, në të cilat ka marrë pjesë dhe vetë Rama, kanë evidentuar përgjithësisht një numër të madh problematikash e shqetësimesh të qytetarëve në raport me administratën shtetërore.

Por duket se organizimi i këtyre “dëgjesave” në disa raste po shërben edhe si mundësi për argëtimin e banorëve në zonat ku këto takime organizohen. /albeu.com/

Plasin këngët dhe vallet në dëgjesën publike të ministres së Ramës

Shtuar më 23/07/2017, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori