Plas tek Çani, Bleona Qereti ngre zërin dhe braktis studion (VIDEO)
Këngëtarja Blerona Qerreti ishte e ftuar mbrëmë në emisionin "Zonë e Lirë", të moderatorit Arian Çani.

Në diskutim e sipër, mes saj dhe Çanit pati një përplasje dhe Bleona jo vetëm që ngriti zërin por dhe tentoi të largohej dy herë nga studio.

Reagimi i Bleonës, erdhi pas shfaqjes në studio të një videoje imituese të aktorit Rezart Veleshnja.

Veleshnja imitonte Bleona Qerretin pas videos ku ajo shfaqej teksa ngrinte vezët e saj për t’i përdorur më pas, ndërsa Veleshnja në videon e tij fuste në frigorifer spermën.

Më poshtë biseda mes Belonës dhe Arian Çanit:

Çani: Qetësohu.

Belona: Nuk ka lidhje me qetësinë. Është skandal mo Arian, është injorancë shumë e madhe.

Çani: Por ai është aktor i madh, me imiton edhe mua!

Bleona: Nuk e di unë çfarë bën ai, ai bën mirë të zhduket. Këtej flasim për emancipimin e femrave, këtej del një debil që është mashkull, që s’ka lidhje me këtë punë. /albeu.com/


Shtuar më 30/06/2018, ora 08:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori