Plas sherri në komision, Veliaj përplaset keq me demokraten (VIDEO)
Komisioni i Medias ditën e sotme ka nisur me debate të ashpra mes kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetes së PD, Albana Vokshi.

Mes Veliaj dhe Vokshit u shkëmbyen fjalë të ashpra, akuza e kundër akuza, ndërkohë demokratja e kërcënoi se do t'a nxirrte jashtë.

Pjesë nga debati

Albana Vokshin: Mos u trego arrogant.

Veliaj: Mos gënje, nëse do të bëhesh aktore shko bëj audicion

Veliaj: Të erdha për respekt

Albana Vokshi: Nuk dua respekt

Veliaj: Ti ndoshta nuk meriton respekt. Tani më thua çohu ik

Vokshi: Më vjen keq që ke ardhur të bësh zhurmuesin

Veliaj: Shfrytëzoni çdo kauzë, si ke lodrat.. që sollët Nishanin, ja ku jemi sot

Vokshi: Jeni i paftuar. Unë mund tju nxjerr jashtë. Keni ardhur i paftuar sepse nuk doni të lini

Veliaj: Teatri do të jetë njësoj si pazari e këndi i lojrave

Vokshi: Mbyll mikrofonin, këtu drejtoj unë jo ju

Veliaj: Më ftove të vij, nesër merr çmim sheshi Skënderbej nuk mund të vij

Shihni lodrat, të gjithë deputetët e PD-së i ke tek lodrat dhe pazari i ri.

Vokshi: Dështove si aktor dhe ke sjellë teatrin në parlament. Shkon i vjedh protestën aktorëve. Mos bëj arrogantin. Me mua nuk ia del dot. /albeu.com/


Shtuar më 19/06/2018, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori