Plas sherri mes Lekajt dhe Albulena Haxhiut, përmenden kiflet e Shpend Ahmetit (VIDEO)
Një përplasje e nxehtë ka ndodhur gjatë një debati televiziv ndërmjet Pal Lekajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lekaj dhe Haxhiu kanë shkëmbyer akuza me njëri-tjetrin në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Lekaj ia ka përmendur Haxhiut qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë, që sipas tij s'ka sjellë kurrfarë ndryshimi.

“Çfarë ndryshemi keni bërë në Prishtinë? Ma thuaj një element që keni bërë që mbahet mend në Prishtinë. Kiflet a? Ma bre...”, është shprehur Lekaj.

Ndërkaq, Haxhiu e ka sulmuar Lekajn dhe partinë e tij, për vendimin për t'iu bashkuar PDK-së së Kadri Veselit në koalicion parazgjedhor.
Shtuar më 21/06/2017, ora 21:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori