Plas sherri mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës (VIDEO)
Diçka e pazakontë ka ndodhur teksa Glauk Konjufca po mbante një fjalim përmbledhës në Kuvendin e Kosovës.

Konjufca përmendi se kush e kishte akuzuar për vrasje Kadri Veselin,e më pas kishte cituar Sami Lushtakun në një fjalim të tij të mëparshëm, që për akuza ndaj UÇK-së kanë bërë edhe bashkëpartiakë e ministra.

Në atë moment, deputeti Nuredin Lushtaku është ngritur nga karrigia e tij dhe është sulur drejt Konjufcës.

“Ti vet i ke thon Sami Lushtakut kriminel”, janë dëgjuar fjalët e Nuredin Lushtakut, të cilin e zbrapsi shefi i GP të PDK¬së, Zenun Pajaziti.

Para foltores menjëherë u renditën deputetët e Vetëvendosjes dhe të PDK-së, kurse Veseli shkoi të fliste me Lushtakun, e më pas edhe me Konjufcën. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2016, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori