Plas keq sherri në Qytet Studenti, tensionohet situata mes policisë dhe studentëve (VIDEO)
Një përleshje fizike ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në “Qytet Studenti” mes policisë dhe një grupi studentësh.

Sipas disa denoncimeve të mbërritura në redaksi studentët ishin duke protestuar për tarifat e larta dhe për këtë do të shkruanin në muret e konvikteve “Kushte si në Afrikë, tarifat si në Amerikë”, shkruan JOQ.

Mirëpo, pas kësaj aty ka mbërritur policia e cila është konfrontuar fizikisht me studentët.

Por më vonë situatat është tensionuar. Disa policë duket se i ndjekin studentët edhe pse ata janë duke u larguar.

Ata kërkojnë me ngulm shoqërimin e disa prej tyre në komisariat, por mesa duket studentët nuk e kanë lejuar.

Ata mundohen të shpëtojnë nga kapjet e policëve që duan t’i mbajnë me forcë.

ndodhur në këtë situatë, ata largohen të gjithë njëherazi, dhe bërtasin ndaj tyre: “Turp, turp, turp”
Shtuar më 13/11/2019, ora 17:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori