Plas keq mes ujkut të Fierit dhe ujkut të Cerrikut tek Çani (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme Arian Çani ka patur të ftuar në emisionin e tij dy persona, të cilët e konsiderojnë veten “Ujq” dhe kanë rivalitet mes tyre.

Njëri është Ujku i Cërrikut, i cili është bërë i famshëm prej disa kohësh, ndërsa tjetri vetëquhet Ujku i Fierit.

Mes të dyve ka pasur përplasje të forta në emision.

Ujku i Fierit ka ardhur në studio sepse pretendon se ujku i Cërrikut e ka sharë në Facebook i pari dhe ai e ka ofenduar sot me fjalë të rënda.

"Unë kam bërë burg në 97-98, tani jam i lirë. Jam nga Vlora me origjinë, jemi fis që të vrasim natën, ditën, kush na bie në qaf, jo si ky plehra. Dua të them që ky është ujk plehrë", tha ai.

Për më tepër, ndiqni një pjesë nga kjo përballje e pazakontë në televizion.
Shtuar më 10/11/2018, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori