Pjesë e "Shqiponjave", kjo është efektivja e policisë që humbi katër gishtat (VIDEO)
Një efektive policie ka mbetur e plagosur rëndë gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Parlamentit.

Mësohet se e plagusura është, Ina Muka, 24 vjeçe, efektive e forcave Shqiponja, e cila ishte tek parlamenti bashkë me kolegët e saj për të ruajtur rendin por një kapsollë ka shpërthyer afër saj.

E reja ka humbur 4 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit ndërsa dy kolegë i janë afruar me shpejtësi për ta ndihmuar.

Ndërkohë policia njofton se në Spitalin e Traumës në Tiranë po marrin mjekim 12 punonjës policie.

Mes tyre 2, në gjendje më të rëndë. Edhe nga ana e banorëve ka persona të plagosur që po marrin ndihmë në Spitalin e Traumës. Pas protestës policia ka shoqëruar disa protestues.

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. `
Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah.
Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit”, deklaroi Policia e Shtetit. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2018, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori