Nënë e një vajze, Rona Nishliu jep lajmin e ëmbël: Po pres me padurim (FOTO LAJM)

Rona Nishliu prej 1 viti është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar m emrin Noa. Shumë shpejt këngëtarja do të bekohet me një tjetër fëmijë dhe këtë lajm të bukur e ka dhënë vetë Rona.

Ditën e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen dhe pas gjithë mesazheve të urimit ka ndarë me ndjekësit emocionet për shtatzëninë e dytë. Rona postoi në “Instagram” një foto me barkun e rrumbullakosur dhe duke mbajtur në krahë vajzën e saj.

Këngëtarja ka treguar se nuk ka bekim më të madh se të qenurit nënë. Ajo është shprehur e lumtur dhe se po pret me padurim lindjen e fëmijës së dytë.

“Sot në ditën e lindjes, dua të ndaj me ju dhuratën më të bukur të jetës, bekimin e parë me emrin Noa dhe të dytën/in që e pres me padurim. Mrekullisht, Noan në krahë gjersa tjetra/i rritet brenda meje. Nuk paska bekim më të madh se sa kjo dhunti që bën gruan, krijesën më të veçantë mbi gjithë tjerat! Faleminderit për kujdesin dhe urimet e panumërta e të ndjera, ju dua shumë!”, ka shkruar Nishliu.


Shtuar 26.08.2020 10:39