Zbulohet amanteti i shqiptarit që vdiq në SHBA nga COVID-19: Trupin ma kthe në vendlindje!

COVID-19 deri tani ka shkaktuar 27,605 viktima dhe mbi 10 milionë shtetas amerikanë të papunë. Kjo pandemi ka prekur dhe komunitetin shqiptar që jeton atje.

Gjonaj: Komuniteti shqiptar është prekur. Kanë humbur dhe anëtarë të familjes, nuk e dimë sesa janë. Ekonomia e trojeve shqiptare është mbajtur nga remitancat.

Këshilltari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jork, Mark Gjonaj, në një intervistë për Ora News, tha se një problem tjetër është pamundësia për të kthyer trupat e pajetë në vendilindje.

Gjonaj: Dua të përmend tre raste me shqiptarë. Imagjinoje që një anëtar i familjes të humbë jetën dhe të mos kesh mundësi me shku me e varros.

Para dy ditësh më thirri një shqiptar dhe më tha që po lufton me jetën dhe më la amanet që nëse vdes trupin me ja kthy në vendlindje. Shumica kërkojnë me u kthye në vendlindje dhe sa viktima janë nuk e di.


Shtuar 15.04.2020 19:15