“Pilotit” të drogës i rrezikohet dasma: Mos më merrni në qafë, më 27 gusht martohem! (VIDEO)
Pëlqej
Arvis Muçaj njëri prej të arrestuarve për 1.3 ton drogë, të kapur katër ditë më parë në Kavajë, për të cilin gjykata dha të njëjtën masë sigurie “arrest me burg” si për Kejvi Hajdarin, Roland Hysenbelliun dhe Aristotel Kasajn ka bërë një kërkesë në sallën e gjyqit.

Ai ka kërkuar lirinë me pretendimin se s’ka lidhje me trafikun e drogës. “Po më merrni në qafë, martohem më 27 gusht”,- ka deklaruar ai para gjykatës.

Ai ka thënë se mjetin tip “Land Rover” brenda të cilit u gjetën rreth 350 kg drogë e ka shitur tek shtetasi Ergest Sina, por nuk ka ndërruar pronësinë e saj. Ai madje ka thënë se Sina i kishte edhe 350 euro borxh për blerjen e mjetit.

Familjarët e tij janë zotuar në sallën e gjyqit se kanë prova që djali i tyre që merret me tregti makinash ka qenë në banesë ditën kur u kap droga. Ata thanë se do i vënë në dispozicion të hetimeve pamjet filmike të banesës, për të vërtetuar këtë, shkruan “B˔.
1.3 ton drogë, u kap katër ditë më parë në Kavajë teksa transportohej drejt plazhit të Gjeneralit për t’u nisur për trafikim në Itali, ndërsa dyshohet se kanabisi kishte ardhur ga zonat e Tepelenës. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori