Piloti më i vogël në botë (VIDEO)
Është vetëm pesë vjeç por ky fëmijë pritet të hyjë shumë shpejt në Guinnes si fëmija më i vogël që piloton një avion. Fëmija i quajtur Duoduo nën mbikqyrjen e babait të tij ka mundur të pilotojë një avion të vogël për rreth 47 minuta pranë një kopshti zoologjik në Pekin.

Babai i fëmijës është shprehur se djali i tij ka marrë 25 leksione për pilotimin e avionit. Të shtunën, për të dokumentuar aftësitë e djalit të tij, babai i 5-vjeçarit ka filmuar gjithë fluturimin, ndërsa të dielën, djali i tij “hero” ka dhënë një intervistë për mediat. Të gjitha këto materiale, babai i Duoduosë thotë se do t’ia dërgojë Shoqatës së Rekordeve Botërore, autoriteti që vendos për futjen e emrit në listën Guinness. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2013, ora 12:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori