Piloti i “çmendur” fluturon përmes uraganit Irma (VIDEO)
Pëlqej
Një pilot i guximshëm ka fluturuar me avion brenda Uraganit Irma, e cila ka shpejtësi të erës 321 km/h.

Nick Underwood ka publikuar videon e frikshme që tregon avionin duke u tundur.

Nick, realizoi këtë udhëtim për të matur presionin e stuhisë që është konsideruar më e fuqishmja dhe e kategorisë 5, si edhe për të parashikuar lëvizjet e saj të ardhshme.

Në pjesën e pasme të avionit ai kishte vendosur instrumenta të quajtur dropsondes, që tregojnë llojin, lëvizjen dhe formën e stuhisë, duke ndihmuar ekspertët që të parashikojnë atë çfarë do të ndodhë.
Të dhënat e marra, Underwood ia transmeton në Qendrën Kombëtare të Uraganëve. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2017, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori