Pikat e dobëta të Kim Jong Un që janë në shënjestrën amerikane (FOTO & VIDEO)

Tensioni vazhdon të jetë i lartë në gadishullin korean ndërkohë që aeroplanmbajtësja amerikane "USS Carl Vinson" ka arritur në detin e Japonisë e shoqëruar nga një serë luftanijesh të tjera duke përbërë flotën më të fuqishme amerikane në Paqësor, përcjell Albeu.com.

Një ditë pas dështimit të testit të një rakerte me rreze të mesme veprimi nga regjimi i Kim Jong Un, SHBA-të theksojnë se "kanë në tavolinë të gjitha opsionet, përfshirë edhe ato ushtarake" për të zgjidhur krizën me Korënë e Veriut.

Gjenerali HR McMaster, këshilltari për mbrojtjen i Presidentit Donald Trump thekson se ata do të shohin të gjitha alternativat e mundshme që do të "parandalonte më të keqen", duke nënkuptuar zhvillimin e mëtejshëm të armëve bërthamore nga Kim Jong Un.

Ndërkohë, mediat botërore kanë publikuar një numër objektivash që mund të goditen nga ushtria amërikane në rast të një sulmi parandalues ndaj Koresë së Veriut. Bëhet fjalë për baza lëshimi raketash, baza nëndetësesh si edhe zona të sigurisë së lartë, ku aplikohet programi bërthamor i Koresë së Veriut.

Në zonë ndodhen një numër i madh anijesh dhe nëndetësesh amerikane, përfshirë ato të klasit "Los Angeles" që njihen për forcën e madhe goditëse me raketa dhe torpedo. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2017, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori