Zbardhet misteri i bazës së prostitucionit në Sarandë: 13 vjeçarja nuk ishte e vetmja, si koordinohej puna

Stefan Koloi pronar i një lokali në Xarë të Sarandës në bashkëpunim me punonjësin e Policisë së Shtetit e kishte shndërruar lokalin e tij në një bazë të shfrytëzimit të vajzave të mitura për prostitucion.

Kur policia ndërhyri në lokalin e Stefan Koloit, aty u gjet vetëm një vajzë, por mësohet se në bazën e zbuluar, janë shfrytëzuar edhe disa vajza të tjera, mes të cilave edhe të mitura.

Të gjitha viktimat e kësaj veprimtari që ka vijuar për një kohë të gjatë mësohet se vijnë nga familja te varfëra dhe me probleme të theksuara sociale.

Kryeinspektori Petraq Rako, 63 vjeç, sipas hetimit luante rolin e transportuesit të vajzave.

E mitura 13 vjeçare sëbashku me një bashkëmoshataren e saj, sipas burimeve merreshin nga kryeinspektori  çdo pasdite në orën 16:00 dhe silleshin në shtëpi pas orës 22:00.

Prindërit e minorenes jetojnë në kushte të vështira dhe e dinin se vajza punonte në një lokal në Ksamil, ndërsa 13 vjeçarja nga ana tjetër, jetonte e vetme në një shtëpi me qira në Sarandë.

Hetimet mësohet se janë përqëndruar në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në grupin që shfrytëzonte për prostitucion të miturat.

Gjatë këtij viti në Shqipëri janë zbuluar disa raste tronditesë të abuzimit seksual me të mitura, ndërsa arrestimet për ngacmime seksuale ndaj fëmijëve janë thuajse të përditshme./albeu.com/