Pezullohen 2 policë pasi morën ryshfet (VIDEO)
Teksa një ditë më parë, një polic u pezullua në kryeqytet pasi u denoncua në media për marrje parash, dy raste të tjera i janë përcjellë ministrit Tahiri.

Të dyshuar për marrje ryshfeti, dy policë të qarkullimit rrugor në Fier janë pezulluar nga detyra. Një qytetar ka filmuar të gjithë skenën ku janë të përfshirë dy policët, dhe i'a ka dërguar Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas verifikimit të rastit, të dy efektivët janë hequr nga detyra dhe çështja është dërguar në Prokurori.

"Qytetari më nisi këtë video-denoncim për polic rrugor që korruptohet. Të dy nuk janë më pjesë e Policisë e ndjekje penale për të dy.

Ndaj duhet të denonconi çdo gjë. Vetëm kështu e luftojmë fort policin e korruptuar", ka shkruar ai në Facebook, teksa e ka shoqëruar edhe me një video. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori