Peshkaqeni i plagosur i lutet zhytësit t'i heqë grepin e ngulur në bark (VIDEO)
Një peshkaqen i plagosur është zhytur drejt një zhytësi profesionist në Florida, pasi një objekt i vjetër prej hekuri ishte ngulur në trupin e tij.

Pamjet e mahnitshme kanë kapur momentin kur peshkaqeni i plagosur i afrohet zhytësit në formë lutjeje për ti hequr objektin që ngjante me një grep.

Jashua Eccles e ndihmoi me sukses peshkaqenin duke i hequr pjesën metalike që i ishte ngulur në bark.

Miku i zhytësit Chris Maddeford nuk ngurroi ta regjistronte të gjithë këtë pamje në kamera.

Sipas ekspertëve veprimet e Joshuas e kanë shpëtuar peshkaqenin nga vuajtjet e një infeksioni vdekjeprurës.

"Ai notonte drejt meje dhe më godiste lehtë me bisht. Ata gjithmonë afrohen dhe na godasin por jo aq shpesh. Ishte një eksperiencë e çmendur" -tha Joshua./Albeu.com/
Shtuar më 28/03/2017, ora 12:10
Tage: hedyhrtthy

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori