Një çift që po ecte fare qetë në rrugët e Missourit të Shteteve të Bashkuara është sulmuar brutalisht nga pesë persona në një rrugicë të qytetit.
Ata u rrahën më saktësisht në një rrugë të Springfieldit.
Në
video shihet, teksa djemtë shfaqen krejt papritur dhe fillojnë të
rrahin me
grushta dhe
shkelma një djalosh bashkë me të dashurën e tij.
I dashuri i vajzës, Alex Vessey sado që është munduar nuk ka mundur të bëjë asgjë ndaj dhunës së ashpër të 5 personave.
Për fat të mirë, ata nuk pësuan lëndime që t'iu rrezikonin jetën./albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014,
ora 10:18