Përplasje mes bandash në Fier, i vihet flaka makinës pas sherrit me armë (VIDEO)
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me incidentin në Fier ku një makinë është gjetur e shkrumbuar plotësisht nga zjarri. Brenda makinës, që mund t'a shikoni në videon e bashkëngjitur lajmit, janë gjetur armë zjarri dhe karikatore në fishëke.

Burime nga policia e Fierit bëjnë më dije se pronarët e makinës kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B. , dhe pas kësaj i kanë vënë zjarrin makinës.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë treguar se kanë dëgjuar plasje fishekësh pas zjarrit që përfshiu makinën. Makina është me targa greke, YNK 1329.

Njoftimi i policisë

Në datën 11.04.2018, rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti” Fier, nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në dretim të lokalit të shtetasit A.B.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.

Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier.

Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.

Forcat policore po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Ndërko grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 11/04/2018, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori