Përplasen dy uragane, super-stuhi në disa vende të Evropës (VIDEO)
Pëlqej
Britania mesa duket se do të goditet nga “mbetjet” e uraganit Maria dhe pjesë të uraganit Lee, të cilat janë bashkuar dhe po përshpejtojnë drejt Atlantikut të Veriut, paralajmërojnë meteorologët.

Të paktën 25 njerëz janë vrarë nga stuhia vdekjeprurëse, “Maria” dhe parashikuesit besojnë se të dyja do të bashkohen për të formuar një super-stuhi në të gjithë Atlantikun.

Stuhia ka të ngjarë të lëvizë nga rrymat ajrore dhe të përfshijë ishujt britanikë dhe Evropën Veriore. “Koktejli” i fuqishëm është parashikuar të mbërrijë në Britani të hënën e ardhshme.

Zonat perëndimore ka të ngjarë të jenë të goditura nga stuhia më e keqe dhe disa parashikime thonë se erërat mund të jenë një “forcë e zjarrtë”. /albeu.com/




Shtuar më 26/09/2017, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori