Përleshja e zyrtarëve të LDK-së nuk u raportua në polici (VIDEO)
Përleshja fizike që ndodhi mes mbështetësve të Safet Kamberit dhe Faton Pecit, të dy kandidatë për kryetar të degës së LDK-së në Mitrovicë, nuk është raportuar në polici.

Për rrahjen mes delegatëve të LDK-së në degën e Mitovicës nuk ka ndërhyrë policia sepse rasti nuk është raportuar.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për Gazetën Express se ky rast nuk është raportuar në polici.

Ndryshe, sot janë shkëmbyer grushte mes zyrtarëve të LDK-së, kjo ka ndodhur për shkak se mbështetësit e dy kandidatëve për kryetar të kësaj dege janë nervozuar.

Në garë për të parin e LDK-së janë Safet Kamberi dhe Faton Peci.

Tensione janë zhvilluar edhe në nëndegën e kësaj partie në Shipol.
Shtuar më 19/05/2019, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori