PERGJIMI/ "I kanë vjedhur votat, i kanë q*rë nënën në gop", Habilajt kapën mat duke folur për Tahirin
Kanë dalë edhe me zë përgjimet e prokurorisë italiane ndaj grupit të Habilajve ku flitet hapur për afrimitetin me Saimir Tahirin dhe nderet që i kishin bërë njeri-tjetrin. Në përgjimin prej 16 minutash të publikuar nga "Politiko" grupi i Habilajve flet edhe për vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri.

Përgjimi i zbardhur

B1: …Se ke edhe shumë punë këtu i tha.

Pse, i tha Moisiu, nuk janë njerëz të mirë këta?

Çfarë njerëz të mirë, ata janë bastardë, i tha.

Eee, kështu si thoni ju ata janë bastardë, tha Moisiu. Moisiu për të nxjerrë sytë, ngacmonte ata.


O vëlla, i thashë unë, i fola shqip, thuaj i thashë, se unë i njoh më mirë se sa juve; më mori punën para dy muajsh.

(Qeshin)

Qeshte Moisiu, o (emër italian, nuk kuptohet), çfarë tha ky çfarë tha ky, çfarë tha ky?

Lëre tha, karton, tha.

Vajta atje, më thoshte pronari mua, se pronari kishte folur me Saimirin…që i kishte ashtu kostumin.

Eeeeeeee.

Më tha mua i lecioni, më tha mua, lecioni… unë e mora si leksione.

B 2: -Po.

I lecioni më tha, i thonë votime. I leccioni më tha, benne.

I thashë unë: çfarë i ke thënë këtij, jemi në shkollë ne tani, çfarë i ke thënë?

Jo, or jo, më thoshte mua, pyet për votimet se ka fol’ me Saimirin. Po, i thashë unë, i kanë q… nënën në gropë, i

kanë vjedh’ të gjitha votat. Ja, kshu do futet Shqipëria në Europë. Fillova politikën unë me atë. (qeshin).

Aman o, lëre më thoshte Moisiu, se mo vjen ai këtu se ka mbajtur numrin (qeshin të gjithë), se i kishte pëlqyer.

More vesh ça i kishte blerë Moisiu nuses së atij?

Biseduesi 2: Eeeeee…

B1: 15 mijë euro gjerdan..

B2: Ça thu ti re?

B1: Tani për tani.

B1: Përveç lekëve (ndërhyn B2:… kostumeve…shefave që paguante.)

B1: Përveç Sokolit që mori lekët për punën…Saimiri nuk donte lekë. Edhe u dha…i dha gjerdan. Komplet diamant.

(Njëri nga bashkëbiseduesit del nga makina. Lënë takim për të nesërmen ora 8.45 te ‘Peshku’.

Në makinë dëgjohet vetëm muzika e radios).
Shtuar më 03/01/2018, ora 22:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori