PËRGJIMI 9/ Shefi i policisë: Bllokuam autobusat e Kamzës, po i sillte Xhelali në Dibër (VIDEO)

Në përgjimin e nr.9 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe shefit të komisariatit të Kamzës Sali Skura.

Skura telefonon Arben Keshin dhe e pyet se si është situata në Dibër, kurse Keshi shprehet se nuk e di pasi është "thes i mbyllur".

Ata janë të shqetësuar se janë nisur mjaft autobusa nga Kamza me njerëz.

Shefi i komisariatit të Kamzës shprehet se kanë bllokuar shtatë autobusa, kurse tjerët nuk i kanë lënë të nisen duke futur ndërmjetës njerëz të njohur. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2019, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori