Përgjimet e "Bild", Rama: Prokurorët që nxorën sekretin hetimor do mbajnë përgjegjësi (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se prokurorët që kanë nxjerr sekretin hetimor do të mbajnë përgjegjësi.

Duke folur nga Skrapari Rama u shpreh se prokurorët të korruptuar kanë zgjedhur të mos bëjnë detyrën duke shpërndarë llumin në një moment të rëndësishëm për integrimin e vendit.

Edi Rama: "Prokurorë të diskredituar, prokurorë me shumë hije në karrierën e tyre kanë preferuar që në vend se ti hetojnë, të veprojnë menjëherë, ti mbledhin të gjitha ato llumra ti bashkojnë në një kazan me kapak të mbyllur dhe ta dorëzojnë kazanin tek Partia Demokratike."

Ndërsa deklaroi edhe një herë se zgjedhjet në 31 qershor do të zhvillohen pasi ishte PD që nuk pranoi të bëhet pjesë e garës duke zgjedhur rrugët.

Edi Rama: "Në kushtet kur ata kanë pranuar të kapitullojnë pa luftë dhe kanë vendosur që betejën demokratike ta spostojnë nëpër rrugë, përkundrazi në 30 qershor zgjedhjet janë një moment për të vënë vijën e kuqes mes të shkuarës që ata mishërojnë dhe të ardhmes së ne duam për fëmijët tanë."

Duke folur në bastionin e Lsi Rama dha një mesazh edhe për Ilir Metën.

Edi Rama: "Më vjen shumë mirë që bashkë me Ilirin i kemi bërë reklamë kanioneve kur bëmë raftin bashkë. Por tani e kam mësuar sesi bëhet rafting ndaj e bëj edhe pa shoqërues."

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama do të jetë në një vizitë zyrtare në Bruksel në datën 10 qershor ku do të jetë pjesë e diskutimeve me zyrtarë të Brukselit në kuadër të dhënies së vendimit për hapjen e negociatave. Vizita e Kryeministrit, Edi Rama në Bruksel vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE më 18 Qershor të cilët do të marrin një vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë shqiptare pritet të ketë edhe një takim e më pas një konferencë shtypi me kreun e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Shtuar më 08/06/2019, ora 13:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori