Tentoi të vriste një person, policia arreston 25-vjeçarin

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili akuzohet për plagosje. Bëhet fjalë për shtetasin R.G. banues në Elbasan, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

Policia Elbasan

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijon puna intesive për kapjen edhe të shtetasit tjetër të shpallur në kërkim me iniciale E.T.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme proceduriale.


Shtuar 23.09.2020 07:23