Ka përfunduar
xhirimet filmi më i ri i regjisorit iranian,
Majid Majidi, i cili flet për fëmijërinë e Profetit Muhamed.
Sipas regjisorit, nëpërmjet këtij
filmi synohet përmirësimi i imazhit të
Islamit në Perëndim dhe është projekti më i shtrenjtë filmik i Iranit deri më sot.
Filmi zgjat rreth tre orë dhe ka kushtuar plot 40 milionë dollarë.
Xhirimet e tij ka zgjatur rreth 7 vjet, transmeton kultplus.
Në një intervistë për AFP, regjisori 56-vjeçar u shpreh se ekstremistët dhe xhihadistët poashtu edhe grupet e Shtetit Islamik "e kanë vjedhur emrin e
Islamit", ndërkohë që në botën Perëndimore "ka një interpretim jokorrekt të
Islamit i cili na e shfaq një imazh të dhunshëm të tij, dhe botëkuptimi i tillë, ne besojmë, nuk ka lidhje me këtë religjion".
Majid Majidi është autor i filmit të nominuar për çmimin Oscar, "Children of Heaven". /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2015,
ora 14:10