Përfundimisht është për Justin Bieber, Selena Gomez prek me këngën e fundit (VIDEO)
Pak orë më parë Selena Gomez ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Lose you to love me”.

Që pasi ajo e paralajmëroi në rrjetet sociale, të gjithë menduan se është dedikim për Justin Bieber, por tani që është publikuar edhe teksti, fansat janë përfundimisht të bindur.


“Ti më premtove botën dhe unë e ‘hëngra’

Të vendosa të parin dhe ti e adhurove këtë.

Ti vure zjarr në ‘pyllim tim’ dhe e le të digjet.

Ky kërcim po më vret ngadalë, unë duhet të të urreja ty që të dua veten.

Unë ti dhashë të gjitha dhe të gjithë e dinë. Vetëm në dy muaj ti na zëvëndësove.

Më bërë të mendoj se e meritoja këtë”, shprehet Selena ndër të tjera.

Në fund të këngës ajo thotë: ” Tani kapitulli është i mbyllur dhe mori fund.

Tani është një lamtumirë për ne”.


Kujtojmë se Justin u lidh me Hailey vetëm pak kohë pas ndarjes me Selenën dhe kjo gjë duket se e ka lënduar këngëtaren.
Shtuar më 23/10/2019, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori