Përfshihet nga flakët automjeti në Fier, tmerrohen banorët (VIDEO)
Një automjet është përfshirë nga flakër në Fier.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës dy të mëngjesit të ditës së sotme në lagjen "Konferenca e Pezës".

Automjeti tip “Ford Fiesta” ka shpërthyer në flakë duke sjell frikë dhe panik tek banorët e zonës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë shuar flakët, ndërsa janë lajmëruar edhe uniformat blu.

Dyshohet se shkak për shpërthimin e flakëve në automjetin tip “Ford Fiesta” me targa AA 249 OC ka qenë një defekt në pjesën e motorit.


Shtuar më 15/10/2019, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori