Për vite të tëra hëngrëm bukë të prerë, sot Shoqata thotë se e kemi ngrënë me mikrobe (VIDEO)
Shoqata e Prodhuesve të
Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në dyqanet e
bukës, por të shitet si një e plotë.
Edhe pse ka vite që shqiptarët po hanë këtë lloj buke, kjo shoqatë tani del e thotë se buka e prerë merre
mikrobe. Pra gjithë këto vite që e kemi konsumuar vazhdimisht kemi qenë të rrezikuar nga mikrobet dhe askush nuk na ka paralajmëruar ose tani kanë bërë zbulimin e madh.
Nëse është një zbulim i momentit atëherë me siguri e meritojnë një cmim kombëtar. Por cfarë thotë kryetari i shoqatës?
Avni Nela, kreu i shoqatës së prodhuesve të
bukës thotë për Top Channel:
Për arsye sepse buka kur del nga furra krijon një kore të vetën. E cila kjo kore nuk lejon që të hyjnë agjentët e tjerë mikrobi ose diçka tjetër. E dyta në qoftë se ne do ta presim këtë do të hyjnë shumë
mikrobe brenda. E treta kjo bukë duhet të rrijë mbi 4-5 orë të kullojë, ai klienti vjen thotë më jep një bukë të ngrohtë. Buka e ngrohtë pritet, pasi ka marrë miliona
mikrobe brenda. Në qoftë se një bukë pritet, pjesët e sharrës mbajnë mbetje dhe duke mbajtur mbetje dhe të gjitha mbetjet rrinë tek faqet e
bukës.
Nuk pranon mikrobi të hyjë këtu, sepse është e pjekur është kore e fortë. Ja do ta presim një bukë për ta parë se si funksionon. Shiko sa foje sharre mori. Shiko çfarë ndodh, kjo është shumë bukë e mirë dhe mori gjithë këto
mikrobe, e vumë këtu ( mbi sharrë ) në do të përdorim qesen, e vumë në qese pastaj do e marrim dhe do e vendosim tek letra.
Letra ka pjesën e vet, pastaj do e kapi goca ka disa prekje me dorë të paarsyeshme. Ne si shoqatë mundohemi t’i themi konsumatorit “merr bukë të pa prerë”
Shtuar më 13/08/2018,
ora 08:50