Për pak ndodhi tragjedia, tmerrohen 175 pasagjerët e avionit (VIDEO)
175 pasagjerët e linjës Stansted-Vjenë janë tmerruar teksa avioni kishte marrë shpejtësi për t'u ngritur në ajër.

Gjatë këtij momenti, ata kanë dëgjuar një shpërthim të fortë dhe flakë që dilnin nga motori i avionit, gjë e cila detyroi pilotin që të braktiste ngritjen.

Për pak sekonda rreth avionit të kompanisë "Laudamotion" u mblodhën autoambulanca dhe zjarrfikëse, ndërsa pasagjerët zbritën mes ulërimave nga daljet e emergjencës.

Pas hetimeve u konkludua se kishte patur një problem në motor, gjë e cila shkaktoi shpërthimin e tij.

Për fat të mirë, asnjëri prej pasagjerëve nuk u lëndua. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori