Lëvizte i armatosur dhe hodhi pistoletën kur pa policinë, arrestohet 28-vjeçari në Kurbin

Një 28-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur është arrestuar nga policia e Kurbinit.

Në momentin që pa shërbimet e policisë, i riu hodhi nga dritarja e automjetit që drejtonte pistoletën që mbante me vete.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tentativa” u vu në pranga shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi K. M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28 vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, banues në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras, B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Materialet procedurale iu Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com


Shtuar 16.09.2023 10:02