Për herë të parë në histori një lider nga Korea e Jugut viziton diktaturën (VIDEO)
Pëlqej
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, është ka mbërritur në Penian për një samit historik me Kim Jong-un, si pjesë e një procesi të pajtimit midis dy liderave dhe bisedimeve për denukleralizimin e gadishullit.

Presidenti Moon dhe gruaja e tij Kim Jung-sook u mirëpritën nga kreu i Koresë së Veriut dhe motra e Kim, Yo-jong, si edhe qindra vendas.

Udhëtimi i tyre tre-ditor në Peniani filloi të martën në mëngjes.

Pasi Moon zbriti nga aeroplani, Kim u pa duke ofruar një përqafim të ngrohtë ndaj homologut të tij të Koresë së Jugut, me të cilin po përpiqet të shuajë armiqësinë dhe të krijojë marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve.

Presidenti i Koresë së Jugut mbërriti në Penian me rreth 110 delegatë, përfshirë udhëheqësit kryesorë të biznesit, të cilët do të diskutojnë për forcimin e lidhjeve mes vendeve.

Ndërsa ky është takimi i tretë i Moon me Kim, është hera e parë që udhëheqësi i Koresë së Jugut ka vizituar Penianin.

Më parë, të dy liderat mbajtën bisedime më 27 dhe 26 maj në fshatin kufitar Panmunjom.

“Udhëtimi në Korenë e Veriut do të kishte një kuptim të madh nëse do të mund të çonte në rifillimin e dialogut të Koresë së Veriut dhe SHBA,”-citohet të ketë thënë Moon para udhëtimit të tij.
Shtuar më 18/09/2018, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori