Makina përplas motoçikletën në Fier

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Fier, në zonën e quajtur Mbrostar Ura, ku një makinë përplasi një motoçikletë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15 dhe si pasojë e përlasjes mbeti i plagosur një person.

Makina e tipit Mercedez Benz tip ML drejtohej nga shtetasi me inicialet E.S, sipas informacioneve të deritanishme.

Shtetasi në fjalë është shoqëruar në komisarjat për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njëri aks i rrugës u bllokua totalisht si pasojë e aksidentit duke krijuar vështirësi qarkullimi./albeu.com