Holanda ndalon 14 super jahte në pronësi ruse, ngrin qindra milionë asete

Një ndër vëndet e cila ka vendosur tashmë sanksione ndaj Rusisë është edhe Holanda, e cila ka ndaluar 14 super-jahte me pronësi ruse, ka ngrirë 516 milionë euro (563 milionë dollarë) asete dhe ka bllokuar 155 milionë euro (169 milionë dollarë) në transaksione,tha ministri i Jashtëm holandez, Ëopke Hoekstra të mërkurën.

Këtë e k deklaruar vetë ministri i Jashtëm holandez, Ëopke Hoekstra ditën e mërkurë.

Në një letër drejtuar Parlamentit holandez, Hoekstra shpjegoi se 12 jahte ishin aktualisht në ndërtim në pesë kantiere detare në Holandë për të ashtuquajturit “pronarët e fundit përfitues rusë”.

Për shkak të masave aktuale të eksportit të mallrave disa anije nuk lejohen të dorëzohen për momentin edhe pse pronarët e tyre nuk figurojnë në listën e sanksioneve evropiane.

Ai shtoi se strukturat e pronësisë së këtyre jahteve janë në hetim.

Përveç 12 jahteve, Hoekstra tha se dy jahte janë vendosur nën mbikëqyrje të rreptë doganore dhe “lidhja e njërit prej këtyre jahteve me një person të përmendur në listat e sanksioneve evropiane është duke u hetuar”.

Që nga vendosja e sanksioneve të para, “pothuajse 30,000 kontejnerë në tranzit për në Rusi/Bjellorusi janë ndalur”, si dhe ato në Portin e Roterdamit janë duke u hetuan për të përcaktuar nëse bien ndesh me masat e sanksioneve.

Nga këto hetime rreth 5 500 kontejnerë janë mbajtur nën dyshimin se përmbanin mallra luksoze me një vlerë prej 300 euro (350 dollarë) për artikull.

“Nëse është kështu, këto mallra mund të mos dërgohen në Rusi/Bjellorusi,” tha Hoekstra.

Nga 3 300 kontrolle të kryera, nëntë dërgesa u mbajtën të cilat përfshinin: pjesë për motorët me naftë, pajisje për industrinë e naftës dhe mallra kriptografike (siguria e të dhënave)./albeu.com


Shtuar 6.04.2022 16:14