Pasi pozoi topless për 30-vjetor, prindërit befasojnë Bebe Rexhën në mes të skenës (VIDEO)
Bebe Rexha e festoi 30-vjetorin siç i ka hije!

Me një foto topless ku shfaqej e shtrirë përtokë ajo tregonte se ndihej shumë mirë me trupin e saj, ndërsa bënte streçing para koncertit.

Dhe nëse mendoni se prindërit e saj u mërzitën nga ky postim, gaboheni! Ata jo vetëm që nuk u mërzitën por e befasuan vajzën e tyre në mes të koncertit.

Sot Bebe ka publikuar videon e surprizës që i bëri nëna, babai dhe vëllai, kur u ngjitën në skenë për t’i uruar ditëlindjen!

“Ahhhh! Nuk më besohet që prindërit e mi të mrekullueshëm dhe vëllai më surprizuan në skenë sonte! Dhe videoja surprizë! Faleminderit të gjithëve që më kënduat “Shumë urime për ty!”, shkruan këngëtarja.

Bebe Rexha është përfolur shpesh së fundi për paraqitjen e saj, pasi bëri publik një rast kur një producent i kishte thënë se është shumë e plakur për t’u zhveshur!

Shtuar më 31/08/2019, ora 11:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori