Pasi mori PS-në në krah, Tahiri e kthen në debat politik mbledhjen e komisionit (VIDEO)
Pëlqej
Saimir Tahiri po këmbëngul që diskutimi në Komisionin e Mandateve të kthehet në një debat politik më shumë se sa mbi atë që pretendon prokuroria dhe mbrojtja, pavarësisht insistimit të avokatit të tij në krah që të mos hyjë në këto ujëra.

Tahiri debatoi me deputetin e PD-së Enkelejd Alibeaj duke thënë se nuk pranon pranga politike.

"Ju doni që unë të hyj në burg sepse disa kushërinj të mitë të largët qënkan marrë me trafik droge. Një njeriu yt i afërm ka vrarë njerëz, a do të pranojë tij që të hyje në burg për të?"., - tha Tahiri ndërkohë që avokati në krah i tërhiqte vazhdimisht vëmendjen që të mos hynte në diskutime politike.

Tahiri vijoi me këtë retorikë duke theksuar se nuk është si Alibeaj që qendron në të njëjtën llogore me deputetë që kriminelë me si ata të PD-së. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori