Pas zjarreve, tani Australia goditet nga breshëri (VIDEO)
Australia ka kohë që po përballet me zjarre, dhe një sipërfaqe e madhe me pyje është djegur si pasojë. Por tani duket se kjo është prapa australianëve.

Në vendin e quajtur Malet e Kaltra dy persona janë goditur nga rrufeja, teksa vendi po përballet me breshër. Një person 16 vjecar ka pësuar djegie të mëdha në duar dhe këmbë ndërsa një tjetër 24 vjecar është pranuar në spital.

Dy persona në kryeqytetin australian, Canberra, kanë kërkuar ndihmë në spitalin e këtij vendi pasi u lënduar gjatë breshërit të madh 15 minutësh.

Copa e mëdha të breshërit shkaktuan edhe dëme të shumta materiale.
Shtuar më 20/01/2020, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori