Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i Grida Dumës

Pas dorëheqjes së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga drejtimi i PD-së, ka reaguar edhe deputetja demokrate, Grida Duma.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se nga ky çast PD mund të ndërtojë projektin e fitores së madhe.

“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!  Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka”, shkruan ajo.

Pas humbjes së PD në zgjedhjet e 6 marsit, Duma ka qenë ndër të parat që kërkoi dorëheqjen e Bashës./albeu.com/