E qeshura në mes të
emisionit duket se është bërë ngjitëse për moderatoret.
Në fillim bëri xhiron e rrjetit
video e Pranvera Borakajt e më pas vëmendjen e tërhoqi
video e Mirela Milorit.
Pas tyre rradhën e ka pasur Stela Kotri, moderatorja e
emisionit “Në shtëpinë tonë”.
Teksa ishte duke prezantuar, i ftuari i afrohet shumë pranë
Stelës dhe ajo nis të qeshë. “Desh na e nxorre Stelën nga ana tjetër”, i thotë Florian Agalliu të ftuarit.
Më pas moderatori i thotë
Stelës se është kthyer në modë të qeshësh në emision dhe të dy i kap gazi.
Shtuar më 24/11/2018,
ora 11:53