Pas natës që kaluan bashkë, këngëtari shqiptar surprizon Jennifer Lopez-in (VIDEO)
Këngëtari i njohur shqiptar Albert Stanaj, duket se është gjithmonë në shoqërinë e VIP-ave me famë botërore.

Këtë Krishtlindje Stanaj e ka kaluar me yjet botëror si Sia apo Jennifer Lopez, ku edhe ka performuar para tyre.

Pas fotos që publikoi disa ditë më parë, ku shihej përkrah këngëtares Lopez, Stanaj ka pasur Krishtlindje shumë të bukura, ndërsa ka publikuar një video në Intagram.

Atij i është dhënë rasti të performojë ‘live’ para yjeve si Sia dhe Jennifer Lopez, ku në videon e publikuar nga artisti me origjinë shqiptare, JLo shihet përkrahë të dashurit të saj, Alex Rodriguez ndërsa nuk e heq vëmendjen nga Stanaj dhe interpretimi i tij i mrekullueshëm i këngës ‘Last Christmas’, ku duket e mahnitur nga zëri i tij. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 19:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori