Pas kuintave/ Rama del nga "shinat" gjatë intervistës: Ik mos na çaj b**thën (VIDEO)
Pas intervistës së tensionuar të kryeministrit Edi Rama me gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit”, është publikuar një video e cila hedh dritë mbi një anë tjetër të zhvillimeve gjatë intervistës.

Videoja e publikuar nga "Lolita" tregon momentet e reklamës publicitare, ku kryeministri Edi Rama dhe gazetari Ylli Rakipi po mundohen të bien në ujdi për pytjet dhe pergjigjet gjatë intervistës, pasi kryeministri Edi Rama shprehet i pakënaqur për kohën televizive.

Ndërkohë në video degjohet edhe një zë nga regjia i cili kritikon Ramën se flet shumë, dhe gjithashtu dëgjohet kryeministri i cili i drejtohet "ik mos na ça b**thën".

Pavarësisht fjalorit të rëndë dhe tensionit që vërehet në fytyrën e kryeministrit, kjo përgjigjie shkakton të qeshura tek gazetarët dhe analistët./albeu.com/
Shtuar më 08/04/2017, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori