Pas fitores së thellë, Rama ka një lajm të mirë për shqiptarët (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për France 24 të mbajtur në zyrën e tij për emisionin “Talking Europe”, foli për situatën politike në vend, duke veçuar atë të reformës në drejtësi dhe të politikës së qeverisë për të luftuar kanabisin.

I pyetur për luftën ndaj kultivimit të kanabisit, Rama tha se ky fenomen është drejt zhdukjes dhe në përfundim të vitit 2017, kanabisi do t’i përkasë historisë

“Ka një kthesë në formë u-je për kanabisin. Ne kemi pasur një ulje dramatike, dhe kam besim se në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori”, - theksoi ai.
Por si do të zëvendësohet humbja financiare që sillte kanabisi?

Deri më tani, nga përgjigja që dha Rama, qeveria shqiptare duket se nuk ka një plan për të nxitur të tjera mënyra punësimi të ligjshme për qytetarët. Kryeministri u përgjigj duke thënë se shqiptarët nuk janë popull që po vdesin urie, dhe se të ardhurat vijnë nga emigrimi.

“Nuk është se jemi në një vend që po vdes urie, ne jemi të varfër sa vendet e tjera të rajonit. Ekonomia po rritet, ne jemi të bindur që mund të kalojmë 5 % vitet e ardhshme. Këtë vit kemi pasur edhe shumë mbështetje nga emigrantët nga jashtë. Shqiptarët janë të varfër por jo aq të varfër saç mund të mendojë dikush duke parë shifrat”, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë sqaroi gjatë intervistës edhe nevojën e të huajve në procesin e vettingut, që do të bëjë rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në Shqipëri – tha Rama – ne kemi njohje me njëri-tjetrin, ndihemi si kushërinj. Dhe ndaj, na dusheshin njerëz që të mos kishin lidhje me ne. /albeu.com/
Shtuar më 02/07/2017, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori