“Fast and Furious” në rrugët e Tiranës, e pësojnë keq 11 drejtues mjetesh

Policia Rrugore ka mundur të parandalojë një garë shpejtësie në akskin Tiranë-Mullet ku ishin planifiakuar të merrnin jesë 11 automjete.

Forcate policisë kanë ndërhyrë duke mos lejuar që gara të zhvillohej, pas thirrjeve që ishin bërë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që janë vendosur vendosur gjoba dhe penalitete për 11 drejtuesit e mjeteve,

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për ndëshkimi e të gjitha shkeljeve të qarkullimit rrugor, që bëhen rrezik potencial për përdoruesit e rrugës, pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve.

Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor.

Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.


Shtuar 16.04.2023 16:34