EMRAT/ Qëlloi ndaj dy vëllezërve në 2021, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë: Lëvizte me armë zjarri dhe patentë të falsifikuar

Forcat “Shqiponja” në bashkëpinim me Komisariatin Nr.2 kanë arrestuar të shpallurin në kërkim Besmir Perkola.

Perkola ishte shpallur në kërkim në 2021 pasi qëlloi me armë zjarri ndaj dy vëllezërve, Marjan dhe Hot Doçaj, këta të fundit të arrestuar pas konfliktit.

30-vjeçari i arrestuara ditën e sotme është lëvizte me armë zjarri me vete dhe me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Çfarë ndodhi në mars të 2021?

Në mars të vitit 2021, Besmir Perkola qëlloi me armë zjarri dy vëllezërit, Marjan dhe Hot Doçi mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:45 minuta në fshatin Bardhaj, ku të rinjtë e moshës 30 dhe 23 vjeç po udhëtonin me një automjet pa targa. Vëllezërit morën dëmtime në krahë e këmbë por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dy të rinjtë, janë të afërmit e Gentian Doçit, person i dyshuar si organizator i rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Arratia”.

Qarkullonte me armë zjarri në automjetin që e drejtonte me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i shpallur në kërkim.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të dy shtetasve, në mars 2021, në Shkodër.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe leja e drejtimit e dyshuar e falsifikuar.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arratia”.

Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Frang Bardhi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. P., 30 vjeç. Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në mars 2021, në Shkodër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve M. D. dhe H. D. (vëllezër).

Në mars 2021 janë arrestuar edhe dy vëllezërit, pasi janë konfliktuar me shtetasin B. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com