Partneri i Jonida Vokshit paska qenë protagonist në klipin e njohur të Elvana Gjatës (VIDEO)
Në shtator të këtij viti, moderatorja Jonida Vokshi kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me aktorin dhe producentin kosovar, Besnik Krapin.

Dyshja u njoh gjatë xhirimeve të serialit "Oh sa mirë", mirëpo e dinit se Besnikun e kemi parë edhe më herët në një videoklip shumë të njohur?

Këtë na e rikujtoi "Revista Bordo", duke na sjellë pamje të videoklipit të vjetër të Elvana Gjatës, “Nuk janë më”.

Besniku shfaqet në timonin e makinës së bashku me “partneren” e tij në klip, ndërsa pas tyre është ulur Elvana Gjata.

Asokohe, aktori dhe moderatorja, Jonida Vokshi ende nuk ishin njohur me njëri-tjetrin.
Shtuar më 04/12/2019, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori