Partneri i Genta Ismajlit nuk pyet për izolimin, udhëtim surpriz për këngëtaren (VIDEO)
Genta Ismajli prej disa kohësh po shijon lidhjen me biznesmenin turk Hysen
Usta. Çifti e kanë bërë tashmë lidhjen publike dhe nuk kanë munguar deklaratat e dashurisë nëpër intervista apo rrjete sociale.
Pandemia e koronavirusit e gjeti çiftin në Zvicër, aty ku
Usta jeton e vepron prej vitesh. Së fundmi ata kanë vendosur të dalin nga karantina dhe
Usta e ka çuar Gentën të shohë ujvarën e Zvicrës, të quajtur Schaffhausen Rheinfall.
Çifti ka publikuar foto e
video nga ky udhëtim teksa shijojnë natyrën dhe bukuritë e saj.
Genta ka ndarë edhe një
video ku i dhuron një puthje partnerit.
Shtuar më 24/04/2020,
ora 11:53