E konfirmuar, Gjermania do t’i dërgojë Ukrainës raketa dhe armë antitank

Gjermania do të dërgojë 1000 armë antitank dhe 500 raketa “Stinger” në Ukrainë, konfirmon qeveria në Berlin.

Masa shënon një ndryshim të madh nga politika e saj e kahershme e ndalimit të eksporteve të armëve në zonat e konfliktit.

“Në këtë situatë, është detyra jonë të mbështesim Ukrainën me të gjitha mundësitë tona në mbrojtjen e saj kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putinit”, thotë kancelari Olof Scholz./albeu.com


Shtuar 26.02.2022 19:25