Si ndikoi Covid-19 tek personat që vuajnë nga kanceri

Dr. Daniela Bega, onkologe

Sëmundjet tumorale janë bashkëveprim i faktorëve gjenetik sëbashku me karakteristikat individuale si mosha, gjinia, raca, etniciteti dhe faktorëve të tjerë ambientalë si faktori fizik ku përmendimin kancerin e lëkurës dhe ekspozimin ndaj rrezatimit ultraviolet, faktori kimik ku përmendimin kancerin e mushkrisë dhe ekspozimin ndaj substancave kimike, faktori biologjik ku përmendim kancerin e qafës së mitrës dhe infeksion nga HPV apo kanceri mëlçisë dhe infeksion nga  hepatite HBV dhe HBC,  faktori socio-ekonomik ku niveli ekonomik, niveli edukimit, pozita gjeografike janë faktorë që ndikojnë në aksesin që kanë të sëmurët për të marrë shërbimet parandaluese, diagnostikuese dhe trajtuese te kancerit.

Në bazë të statistikave boterore të GLOBOCAN në vitin 2020 janë regjistruar 19 milionë raste të reja me tumore dhe 10 milion vdekje në të gjithë botën. Kjo tregon që sëmundjet tumorale kanë një shkallë të lartë sëmundshmërie dhe vdekshmërie dhe përbëjnë një problem serioz shëndetësor.

Pandemia Covid-19 ka patur një ndikim negativ në shkallën e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë pasi ka bërë që të sëmurët të paraqiten në stad të avancuar dhe shkalla e vdekshmërisë të jete e lartë.

Në fushën e onkologjisë çdo ditë bëhen studime në alternativat e reja parandaluese, dignostikuese apo trajtuese të kancerit.

Kanceri i gjirit mund të zbulohet në kohë me anë të mamografisë, kanceri i zorrës së trashë me anë të një kolonoskopie apo kanceri i qafës së mitrës me anë të një PAP test.

Sëmundjet tumorale aktualisht nuk po trajtohen veç me kimioterapi, por dhe alternativa të reja mjekuese si target terapi apo imunoterapi kjo falë studimeve kërkimore që bëhen çdo ditë.

Këtu përmendimin  rolin e cetuximabit në kontrollin e kancerit kolorektal, rolin e transtuzimabit në kancerin e gjirit, rolin e erlotinibit në kancerin e mushkrisë apo rolin e imunoterapitë në kancerin e mushkrisë, melanomës, gjirit.

Të gjithë sëbashku duhet të  bëjmë diçka për të ulur impaktin negativ të kancerit në botë dhe të shpëtojmë miliona jetë dhe të ulim barrierat ku të semurët të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimet parandaluese, diagnostikuese dhe trajtuese të kancerit.