Partia fituese në Itali merr goditjen e parë (VIDEO)
Ata janë fituesit e këtyre zgjedhjeve duke kryesuar me vota në rang partish, por duket se do t'a kenë shumë të vështirë të kryesojnë qeverinë duke patur përballë parti si Lega Nord dhe koalicionin e ta djathtëve të qendrës.

Matteo Salvini i Lega Nord është shprehur disa minuta më parë në Milano se nuk do t'i ofronin mëbshtetje 5 Yjeve duke theksuar se ata do t'i mbeteshin besnikë premtikeve që kanë bërë dhe mbështetjes së partive të djathta, përcjell Albeu.com.

"Unë jam njeri i fjalës dhe do të mbaj premtimet që kam dhënë. Përshëndes 5 Yjet, por duhet thënë se ne kemi bërë kërcimin më të madh në këto zgjedhje nga 4 për qind në 18 për qind. Mbështetja jonë do të jetë vetëm për partitë e qendrës së djathtë"., - tha ai. /albeu.com/



Shtuar më 05/03/2018, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori